Lajmi mbi ndarjen e futbollistit Blerim Xhemaili me ish-bashkëshorten e tij Erjona Sulejmani, ishte kryefjala e portaleve
Futbollisti u shpreh se po kërkonte divorcin pasi ishte i bindur se modelja po përfitonte duke përdorur emrin e tij. Por nuk ka vonuar shumë as reagimi i vetë Erjonës, e cila nuk ka ngurruar të nxjerrë të palarat për ish bashkëshortin. Në një lidhje direkte me emisionin italian, “Non Solo Calcio”, Erjona ka bërë deklaratë bombastike: “Së shpejti do të dalë në treg libri im dhe do të jetë përvëlues. Do të tregoj të gjithë sekretet dhe ato që ndodhin në dhomat e zhveshjes së Serisë A”, u shpreh ajo dhe kaq mjaftoi për të besuar se pjesë e librit të saj do të jetë edhe ish bashkëshorti Blerim Xhemaili. Pas kësaj deklarate, libri i saj pritet me padurim.