INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tha që e ka ngelur në universitet, Arbana Osmani i kthehet Iris Luarasit: “Mikesha jonë”, nuk të bën as ngelës e as dështak…[FOTO]

Tha që e ka ngelur në universitet, Arbana Osmani i kthehet Iris Luarasit: “Mikesha jonë”, nuk të bën as ngelës e as dështak…[FOTO]

Publikuar më: 11:37 22-10-2019

Pedagogia, Iris Luarasi, ishte e ftuar të shtunën që lamë pas në emisionin “Shiko Kush Luan”. Gjatë lojërave të ndryshme, ajo zbuloi disa studentë VIP që i ka ngelur në shkollë dhe mes tyre ishte edhe Arbana Osmani.

Luarasi u shpreh se ajo nuk e frekuentoi lëndën “Gazetaria e Radios” dhe për pasojë përsëriti lëndën. Ndërkohë gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj, moderatorja e njohur është pyetur pikërisht rreth kësaj deklarate të pedagoges.

“Çfarë recete do gatuaje për zyshën që të ngeli?”, e ka pyetur dikush, të cilit Arbana i ka kthyer përgjigje menjëherë. Ajo shprehet se nuk e ka frekuentuar lëndën e Irisit, e cila ishte dhe e preferuara e saj, pasi ishte në punë.

Madje moderatorja tregon se më pas e ka marrë 10 atë lëndë si dhe ka mbrojtur diplomën me pedagogen Luarasi, ku ka marrë sërish 10.

“Në vitin e dytë të fakultetit për mua që punoja në “Top Albania Radio”, ishte i pamundur frekuentimi i të gjitha lëndëve. Kisha luftuar shumë për atë vend pune dhe në atë kohë kur im at ishte i papunë dhe ne jetonim në një shtëpi të vogël me qera, puna ime ishte shumë e rëndësishme. Përveç kësaj, isha duke ndjekur edhe pasionin tim, të cilin një pjesë e mirë e pedagogëve e kanë mbështetur, me përjashtime shumë të rralla, siç ishte rasti i Zysh Irisit. Unë e dija që do të më mbeste në klasë ende pa filluar mësimi, pasi kisha dëgjuar sa strikte ishte, por atë vit zgjedhja për mua ishte puna. Do të doja shumë të isha në çdo leksion të saj sepse “Gazetaria e Radios” ishte lënda ime e preferuar ( dhe në fakt vlerësimi pastaj për mua ka qenë 10) por nuk mundesha sepse emisioni im në radio ishte të mërkurën në orën 12 pikërisht kur fillonte leksionet Zysh Irisi”, shkruan Arbana.

“Një vit më vonë e mora 10 e dy vite më vonë temën e diplomës zgjodha ta punoja prapë me zyshën e prapë mora 10-të. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që “mikesha jonë” zgjedh të trajtojë si ngelësa njerëz që e kanë dashur lëndën e saj, ndoshta dhe më shumë se vetë zysha, por për arsye frekuentimi nuk kanë mundur të jenë të pranishëm në çdo leksion. Nga e gjithë kjo përvojë gjithsesi sot kam mësuar një leksion edhe më të rëndësishëm. Nuk të bën as ngelës e as dështak, e as të paaftë nota e një mësueseje. Përkundrazi, edhe pse jam e bindur që zysh Irisi nuk ka pasur asnjë qëllim të keq të dëmtojë reputacionin tim apo të kolegëve të mi, iu ka dëshmuar të gjithë të rinjve që na ndjekin që edhe “ngelës” mund t’ja dalësh!”, shprehet ndër të tjera moderatorja e dashur për publikun shqiptar.

ZYSHA.png

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555