INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tha që i dalin 400 mijë lekë në muaj, reagon publikisht Alesia Bami: Ne nuk paguajmë asgjë…[FOTO]

Tha që i dalin 400 mijë lekë në muaj, reagon publikisht Alesia Bami: Ne nuk paguajmë asgjë…[FOTO]

Publikuar më: 12:32 25-02-2020

Deklarata e dy ditëve më parë e Alesia Bamit, se e kalonte muajin me 400 mijë lekë të vjetra bëri menjëherë bujë. Madje edhe moderatori i njohur i “E Diell” nuk e besoi dhe i kërkoi që të hiqte këpucët që të shihte se çfarë marke kanë.

Por pas një bisede të zhvilluar në rrjete sociale me ndjekësit virtualë, moderatorja bukuroshe është pyetur edhe njëherë, nëse vërtet e shtyn muajin me aq para.

“Vërtet e shtyn me 400 mijë lekë muajin?”, e ka pyetur dikush. Alesia ka vendosur që të sqarojë njëherë e mirë të vërtetën e deklaratës së saj.

Bukuroshja ka treguar se jetesën e luksit e fiton përmes reklamimeve dhe nëse do t’i duhet ta shtyjë muajin me 400 mijë lekë, do ta kalonte dhe me aq.

“Po e sqaroj edhe njëherë për ty dhe disa të tjerë si puna jote që nuk e kanë kuptuar. Ajo çka unë thshë ka të bëjë me menaxhimin e të ardhurave. Thashë që edhe nëse “do na duhet” ta kalojmë me 400 mijë lekë mund ta kalojmë, edhe unë do mund ta kaloja” sepse di ti menxhoj të ardhurat e mia. Pastaj lëre çfarë shihni ju luksin e IG sepse ne personazhet publikë e kemi më të thjeshtë jetesën pasi çdo gjë e zgjedhim me një #tag në insta, pra për luksin që ju shihni ne nuk paguajmë asgjë pasi bëjmë reklamime. Kjo është të jesh real dhe të tregosh si funksionon me shumicën nga ne. Është shumë e thjesht ti rrisim vlerat e vetes e të themi shifra të mëdha!”, ka shkruar ajo në “Instastory”.

jampnu.png

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045