Të gjithë e kujtojmë Kim Kardashian teksa shkrepte selfiet që na bëri zili të gjithëve. Së fundmi në një intervistë për ITV ajo ka treguar se ka hequr dorë nga selfiet dhe për këtë ka një arsye të fortë.
“Nuk bëj më selfie, nuk më pëlqejnë më. Nuk është çdo gjë të ulesh të bësh selfie, dua të jetoj jetën e vërtetë. Nuk i kam problem fotot, por nuk qëndroj me në telefonin tim si më parë”, është shprehur Kim Kardashian.
Më tej ajo ka treguar se dëshiron të tregohet më e rezervuar për jetën e saj private, por Kim Kardashian ka bërë krejt të kundërtën.
Ylli amerikan ka publikuar një foto ku duket shumë seksi në INSTAGRAM, teksa shfaqet vetëm më të brendshme në një pozicion shumë sensual para pasqyrës.