Pas lajmit të bujshëm se Ledion Liço është larguar nga Top Channel, ka reaguar ky i fundit. Sipas Ledion Liços lajmet që qarkullojnë në lidhje me një largim të mundshëm të tij nga ky televizion janë "fake news" duke mos dhënë asnjë detaj tjetër.
E pas këtyre lajmeve ai ka mbyllur profilin e tij në Instagram, duke i befasuar të gjithë, pasi ai njihet si një ndër moderatorët më aktivë në rrjetet sociale. Nuk dihet ende se pse Ledioni bëri këtë veprim, por me siguri do e sqarojë në ditët në vijim. Ndoshta do t’i shijojë pushimet në maksimum.