INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tha që nuk i njihte, zbardhen udhëtimet e Habilajve në Siçili me makinën e Saimir Tahirit

Tha që nuk i njihte, zbardhen udhëtimet e Habilajve në Siçili me makinën e Saimir Tahirit

Publikuar më: 18:10 26-10-2017

Përgjimet nga prokuroria italiane për bandën e Habilajve tregojnë për jetën e trafikantëve, rreziqeve, ulje-ngritjeve të trafikut dhe keqpërdorimet e milionave të fituara brenda natës, si dhe pikëpamjet e tyre mbi politikën shqiptare, përfshirë komentet tashmë të famshme për funksionimin e politikës si një organizatë kriminale
Roli i Tahirit
Dokumenti i policisë italiane e përmend ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri si gjatë përgjimeve, ashtu edhe gjatë komenteve në tre raste. Në njërin rast, (faqja 100), dy të dyshuarit, Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj diskutojnë me njëri-tjetrin se çfarë ka më shumë se sa ata Saimir Tahiri. Moisiu beson se Saimiri ka bërë 5 milionë euro brenda një muaji ndërsa Çelaj thotë se këto janë para të parëndësishme për të pasi atij 20 milionë nuk i mjaftojnë në një fushatë elektorale, shkruan Reporter. Në kohën e zhvillimit të kësaj bisede, 16 dhjetor 2013, Tahiri kishte vetëm tre muaj në postin e Ministrit të Brendshëm, por ai pati qenë deputet që nga viti 2009.

tahirir1.png


Në rastin tjetër, (f 93) Moisiu thotë se ka blerë dy byzylykë, një për gruan e Saimirit dhe një për nënën. Sabi pyet se sa kanë kushtuar. Moisiu thotë: 2 mijë euro.
Në faqen 193 të kësaj dosje, hetuesit italianë shpjegojnë se Habilaj (Moisi) e Çelaj (Sabaudin) kanë hyrë në Siçili disa herë me këtë makinë e cila siç shkruan dokumenti italian “është në pronësi të Saimir Bashkim Tahirit, Ministër i brendshëm i Republikës së Shqipërisë.
Gjithashtu hetuesit italianë shpjegojnë se më datë 24/02/2014, Moisi Habilaj së bashku me Sabaudin Çelaj kanë hyrë në Siçili në bordin e automjetit Audi A8 AA 003 GB e kanë qëndruar deri më datë 04/03/2014.
Në rastin më problematik për Tahirin, ai përmendet si përfitues i mundshëm i një shume parash nga trafiku i drogës.

miri.png

miri2.png

dokument.png

Article Logic
Execution time: 0.003770112991333