Einxhel Shkira ka parë së fundmi në internet një nga momentet më kritike të rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP”. “Pas dy muajsh mora guximin ta shoh edhe vetë”– shkruan ajo duke treguar pamjet në të cilat shfaqen edhe Donaldi dhe Beatrix.
Donaldi dhe Einxhel patën debatin më të ashpër të këtij edicioni. E gjitha nisi pasi moderatorja kishte thënë në dhomën e rrëfimit se Donaldi dhe vëllai i tij Romeo janë bërë të famshëm nga të dashurat e tyre. Einxhel pretendoi se dy vëllezërit Veshaj e kanë larguar nga puna pa asnjë njoftim dhe nuk e kanë paguar. Akuza këto që janë mohuar nga Donaldi i cili nga ana e tij thotë se moderatorja ka qenë jokorrekte në punë.
Einxhel deklaroi se do e ndiqte në rrugë ligjore pas daljes nga “Big Brother VIP”, por deri tani nuk dihet ende se çfarë vendimi ka marrë ajo.