INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tha se do të bëhej nuse, tani Samanta Karavella flet për dasmën e shumëpritur: Edhe fisi...[FOTO]

Tha se do të bëhej nuse, tani Samanta Karavella flet për dasmën e shumëpritur: Edhe fisi...[FOTO]

Publikuar më: 19:35 11-01-2019

Samanta Karavella është një prej vajzave më të përfolura në showbiz-in shqiptar dhe një prej këngëareve më të talentuara shqiptare.

Ndonëse ajo e mban jetën e saj private mjaft diskrete, Samanta sërish nuk mund t’i shpëtojë titujve rozë.

Para një viti, në media u përhap lajmi se Samanta Karavella, ishte në prag të martesës.

Kjo e indinjoi Samantën, e cila i quajti mediat si ‘ngatërrestare’ dhe ironizoi se do të martohej verën që vinte.

Megjithatë tani Samanta i ka hedhur të gjtiha këto lajme poshtë.

E ftuar në emisionin “Wake up”, Samanta nuk tregoi ndonjë afat se kur fansat do ta shohin të veshur me fustanin e bardhë të nusërisë, por tha vetëm se ka hequr dorë nga martesa.

Gjithashtu këngëtarja nuk zbuloi nëse është apo jo në një lidhje serioze. Nuk mendon se është vonë për të krijuar një lidhje apo për tu martuar siç shpesh i thonë familjarët.

“Ka kohë për martesë nuk e mendoj ende. Madje dhe fisi hequr dorë sepse e dinë që unë e kam mendjen te muzika”, u shpreh ajo.

samanta.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0033400058746338