Princ Mile dhe Aristela Leka janë diskutuar si një çift i mundshëm që do të dilte nga programi ‘Përputhen’, e mes tyre duket se ka edhe ndonjë ‘gricje” të vogël pas mbylljes së tij. Javën e kaluar në program ‘Abc e pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi, Aristela bëri një deklaratë duke nënvizuar se në program nuk kishte burra. Kjo deklaratë bëri që të reagonte Princi duke kërkuar një përballje televizive me të. Sot gjatë programit live të dy sqaruan dhe thanë çfarë mendonin për njëri-tjetrin.
“Unë kam qenë në punë, ndërkohë që Aristela ishte në intervistë dhe më kanë marrë pjesëtarë të familjes më kanë thënë të kujtohet një shoqe që ke bërë shumë shumë dhe vazhdon flet keq për ty. Nuk është hera e parë që e diskuton çështjen e burrërisë, ta kam dëgjuar njëherë, dy herë, edhe prandaj jam sot këtu që ta mbyllim njëherë e përgjithmonë’
Ndër të tjera, ai shtoi se nëse Aristela e bën për vëmendje dhe followers-a duhet t’i gjej në vende të tjera. Ndërkohë, Aristela theksoi dhe shpjegoi se nuk e kishte konkretisht me Princin deklaratën që bëri në programin e Ermalit.
“Unë thashë për të gjithë, nuk e thashë Princi nuk ishte burrë apo duket si burrë po nuk ishte. Thashë për të gjithë çunat që kam dalë unë të paktën. E kam specifikuar, kam thënë që unë flas për pjesën e karakterit dhe konceptit që unë kam. Unë nuk po vë në dyshim, as preferencat seksuale të dikujt”.
Përpos shpjegimit të Aristelës, Princi është i bindur se ajo deklaratat i bën për vëmendje, madje këtu ndalet edhe tek një tjetër intervistë e saj, ku ka bërë një deklaratë për dhuratat. Princi pohoi se ajo ishte shprehur se “do marr një qen dhe do ia vë emrin Princ”, ndërkohë Aristela u shpjegua se e ka thënë me shaka duke e ditur sa i do qentë ai.