INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tha se nuk fliste me Tunën! Ky është shkaku i vërtetë i sherrit mes Robertit dhe këngëtares

Tha se nuk fliste me Tunën! Ky është shkaku i vërtetë i sherrit mes Robertit dhe këngëtares

Publikuar më: 15:48 26-05-2018

Ditën e djeshme deklarata që Robert Berisha bëri në emisionin ‘Rudina’ ku për herë të parë zbuloi arsyen se përse familja e tij nuk flet me Tunën, bëri bujë në të gjitha mediat. Ai u shpreh se për shkak të Tunës ai nuk do të jetë i pranishëm në asnjë ditëlindje të nipit.

“Me Tunën as nuk dua që të takohemi. Nuk e di, për Patrisin dhe Tianin edhe jetën e jap. Të mbarojnë një herë e mirë këto thashetheme, Nora me asnjë artist në estradën shqiptare nuk ka pas problem. Tuna është ajo që me krejt estradën ka problem. Të gjithë janë gabim vetëm ajo e ka mirë. Unë i kërkojë falje Patrisit që nuk ishim në ditëlindjen e Tian dhe nuk do kemi mundësi të shkojmë në asnjë ditëlindje të familjes së tij, për shkak të Tunës”, ka treguar Roberti gjatë emisionit duke sqaruar një herë e mirë marrëdhënien e tij me familjen e të vëllait.

Mirëpo ditën e sotme në media të ndryshme ka qarkulluar lajmi se shkaku i zënkës mes Robertit dhe Tunës është vajza që Roberti ka jashtë martese.

Siç dihet Roberti nuk e ka pranuar asnjëherë që ka një vajzë jashtë martese, por burimet shprehen se ajo në fakt ekziston dhe Tuna me nënën e saj janë shumë mikesha të mira.

Ndër të tjera Blitz.al shprehet se ky veprim i Tunës nuk ka qenë më kot. Shumë vite më parë Nora në ditëlindjen e saj ka ftuar Tunën dhe ish bashkëshortin e saj së bashku me të dashurën e re. Kjo gjë nuk është pëlqyer aspak nga këngëtarja dhe e acaroi aq shumë sa që prishi dhe marrëdhëniet e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037350654602051