Reperi S4MM gjithmonë ka preferuar që jetën e tij dashurore ta mbaj larg syrit të publikut.
Fansat e kishin nuhatur se diçka po ndodhte pas një fotoje të publikuar ku reperi shfaqej në Paris me një vajzë.
Por, S4MM shkoi shkoi deri në ekstremitet në emisionin “Mirage” ku tha se të gjitha këto ishin të pavërteta dhe se ai s’ia mbante mend emrin vajzës në fjalë.
Mirëpo një foto e ka tradhtuar reperin. Një vajzë me emrin Filis, ka një llogari në “Instagram” ku poston foto nga udhëtimet e shumta dhe në njërën prej tyre ndjekësit e “Prive” kanë spikatur S4MM-in.
Ndoshta një pakujdesi, por mesa duket reperi e shoqëron kudo me vete vajzën dhe pëlqen ta mbajë jashtë syrit të publikut.