INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tha se nuk i flet më nëse nuk është në Shqipëri, dhurata e Donaldit për Shën Valentin arrin te Trixa, ky është reagimi i saj!

Tha se nuk i flet më nëse nuk është në Shqipëri, dhurata e Donaldit për Shën Valentin arrin te Trixa, ky është reagimi i saj!

Publikuar më: 13:28 15-02-2022

Donald dhe Trixa po kalojnë një krizë dhe festa e Shën Valentinit i gjeti të pakënaqur me njëri-tjetrin.

Çdo gjë nisi pasi Trixa refuzoi për të qenë pjesë e Big Brother Vip dhe darkës së organizuar brenda shtëpisë me finalistët dhe disa nga ish-banorët.

Kjo pas një hatërmbetje që pati pas një batute që përmendte atë dhe Bora Zemanin ku i pranishëm ishte edhe Donaldi.

Pas kësaj Trixa i ka hipur avionit dhe është larguar fare për disa ditë nga Shqipëria, për në Dubai.

Përkundër pakënaqësisë i shtyrë edhe nga Einxhel dhe Beniada, Donaldi i ka kërkuar Romeos t’i dërgojë Trixës një buqetë me lule.

Gëzuar Triza, meqë na i dhj*ve”, tha Donaldi, i cili i ka thënë se nuk ka bërë kurrë lule në jetën e tij.

”Romeo merr nje buqetë të madhe me lule dhe çoja Trixës, ajo ma dhj*u por unë po bëj përjashtim meqë është Shën Valentin.”

Romeo ka dërguar në vend porosinë e vëllait dhe dhurata arriti te Trixa, e cila e ka postuar në rrjete sociale duke falenderuar edhe fansat për befasinë me foto të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0033910274505615