Kohë më parë fituesi i “X Factor” i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij se Rita Ora e bëri të varur nga seksi në kohën që ishin të lidhur. Bëhet fjalë për James Arthur, fituesi i “X Factor” në Angli në vitin 2012.
Teksa keto kohë u përfol shumë për biseksualitetin e këngëtares shqiptare, Rita Ora-s, James Arthur ka dhënë mendimin e tij në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Unë i respektoj shumë njerëzit që mbështesin dhe ngrihen për të drejtat e personave LGBT – Kjo është gjëja e duhur!”, – u shpreh James. “Nëse kjo është diçka e vërtetë [biseksualiteti i Ritës] dhe nuk është për publicitet, unë mendoj se të gjithë janë biseksualë këto ditë. Kjo nuk është asgjë e padëgjuar dhe e çuditshme në 2018-ën”.
“Pra, Rita që thotë se ka puthur vajza të tjera nuk është ndonjë gjë e çuditshme për mua. Nuk më çudit. Është normale”, –përfundoi Arthur.