Autoritetet nga Brukseli kanë konfirmuar se të dielën do të takohen presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksander Vuçiç. Zyra e Federica Mogherinit ka dalë me komunikatë ku është konfirmuar se të dielën në Bruksel do të takohen Thaçi e Vuçiç.
"Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, do të jetë ndërmjetësuesja e takimit mes Thaçit dhe Vuçiçit, më 24 qershor 2018”, thuhet në komunikatën e bërë publike. Mogherini dhe presidentët thuhet se do të vazhdojnë punën e tyre për normalizimin e raporteve, do të shqyrtojnë marrëveshjet ekzistuese dhe do të diskutojnë hapat në vazhdim të një faze intensive të bisedimeve.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, konfirmoi sot se ai mori një ftesë për të vazhduar dialogun me Prishtinën. Sipas tij, dialogu do të vazhdojë mes tij dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të dielën, shkruajnë mediat serbe.
“Kam pasur një telefonatë zyrtare dhe delegacioni serb do të shkojë patjetër. Prej të premtes do të jemi prezent në Bruksel, për takime të ndryshme dhe të dielën, unë do të takohem me Hashim Thaçin” ka pohuar Vuçiç