Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i kërkohet të vizitojë Luginën e Preshevës.
Kjo kërkesë vjen pas vizitës së presidentit serb, Aleksander Vuçiç në Kosovë, transmeton Indeksonline.
I pari i presidencës ftesën e ka marrë nga organizata ‘Shpresa’ në Bujanovc.
“Ftojmë Presidentin e R.Kosovës, z.Hashim Thaçi, që ta vizitoj Luginën e Preshevës.Të vizitoj koridorin dhjetë, banjën e Bujanocit e të Sijarinës, ftojmë ti vizitoj shqiptarët autokton në Luginë të Preshevës” ka shkruar kryetari i organizatës, Nevzad Lutfiu.