INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thaçi-Haradinajt: Ndihet komod në karrige, një kryeministër serioz nuk flet gjithë kohën për luftëra

Thaçi-Haradinajt: Ndihet komod në karrige, një kryeministër serioz nuk flet gjithë kohën për luftëra

Publikuar më: 16:53 08-10-2018

Çështja e kufirit duket se ka vënë përballë presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj.

Kreu i shtetit i është përgjigjur deklaratave të fundit të Kryeministrit Haradinaj gjatë një konference për mediat.

Mbi çështjen e korrigjimit të kufirit me Kosovën, Thaçi është shprehur se Haradinaj “duket se është në humor të mirë dhe po ndihet komod në karrigen e tij.

Sipas Thaçit, dialogu nuk ka vdekur.

“Është deklaratë interesante, duket se është në humor të mirë dhe po ndihet komod në karrigen e tij. Dialogu nuk ka vdekur. Një kryeministër serioz nuk flet gjithë kohën për luftëra dhe tragjedi”, u shpreh Thaçi.

Më tej, ai ftoi sërish palët në Kosovë për të punuar bashkërisht.

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105