INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thaçi i zhgënjyer nga BE: Liberalizimi i vizave, premtim mashtrues

Thaçi i zhgënjyer nga BE: Liberalizimi i vizave, premtim mashtrues

Publikuar më: 13:36 01-05-2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas kthimit nga pjesëmarrja e Samitit të Berlinit në Gjermani, në një konferencë për media ka vlerësuar iniciativën e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Macron për organizimin e Samitit në Berlin duke nënvizuar ndër të tjera se paqja në rajon mbetet e brishtë.

Thaçi theksoi se Bashkimi Evropian ka mashtruar Kosovën kur kërkoi ratifikimin e demarkacionit si kusht të fundit për liberalizmin e vizave,

“Kriter për vizat ka qenë demarkacioni me Malin e Zi dhe na premtuan se pas kësaj do të hiqeshin vizat. Por fatkeqësisht ky ishte një premtim mashtrues”, u shpreh Thaçi

Sa i përket dialogut, Thaçi tha se pozicioni i Kosovës ka qenë i qartë, Serbia duhet ta njohë Kosovën pa kushte si dhe duhet përgjegjësi më e madhe nga BE dhe vlerësuar roli i SHBA-së.

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721