INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thaçi këmbëngul: Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Kosovën

Thaçi këmbëngul: Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Kosovën

Publikuar më: 17:12 13-08-2018

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi falënderoi liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës, për siç tha, “arritjen e qëllimit të përbashkët të bashkimit të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën”.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi edhe një herë këmbëngul tha se bashkimi i këtyre territoreve me Kosovën, që gjenden në jug të Serbisë, do të mund të arrihet përmes korrigjimit të kufirit mes këtyre dy shteteve.

“Kjo e drejtë duhet të na bashkojë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera, qoftë nga pozita institucionale, e shoqërisë civile apo e opozitës”, shkruan presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi po kërkon që në kuadër të dialogut me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, të flitet edhe për korrigjimin e kufijve dhe mundësisë së bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.

Deklarata e Thaçit mund të shihet edhe si sfidim i paralajmërimit më herët sot, nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila shfrytëzoi një takim sot me kryeministrin e Bosnje-Hercegovinës, që të japë një mesash të prerë ndaj zërave për ndryshim kufijsh në gadishullin ballkanik.

Kancelarja Merkel tha se ka tendenca të caktuara në Ballkanin Perëndimor dhe se po flitet për rivendosje të kufijve, gjë e cila, sipas mendimit të saj nuk mund të bëhet.

Article Logic
Execution time: 0.001863956451416