INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Thaçi letër NATO-s për ushtrinë: “Do mbrojmë territorin tonë nga pretendimet e Serbisë”

Publikuar më: 17:13 14-03-2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një letër me sqarime ligjore për ushtrinë e Kosovës sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe shteteve anëtare të NATO-s. Thaçi thekson se Kosova e konsideron si një hap të domosdoshëm kushtetues dhe të drejtë sovrane themelimin e një force mbrojtëse, për të mbrojtur integritetin territorial të vendi. Presidenti I Kosovës sqaron se “Sipas ligjit ekzistues, FSK-së i lejohet armatimi i lehtë dhe nuk i lejohet posedimi i armëve të rënda. Ai shpjegon se ndryshimi i saj mund të bëhet vetëm me dy rrugë. E para ndryshimet e Kushtetutës kërkojnë votën e dy të tretave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Përveç dy të tretave të të gjithë deputetëve, ndryshimet kushtetuese kërkojnë edhe dy të tretat e votave të serbëve qe duke qenë të komanduar nga Serbia qe nuk e njeh Kosovën shtet, nuk do të jepen kurrë për këtë qëllim. Së dyti me propozimin për ndryshimin e ligjit ekzistues dhe shndërrimin e misionit që mund të miratohet me një shumicë të thjeshtë të votash.

“Serbia, duke qenë e mbështetur fuqimisht nga Rusia, nuk ndan të njëjtin qëllim me Kosovën, pra që të bëhet anëtare e NATO-s. Përkundrazi, Serbia ende ka pretendime ndaj territorit të Kosovës dhe vazhdimisht po merr gjithnjë e më shumë armatim nga Rusia, duke përfshirë aeroplanët luftarakë rusë MiG-29”, -shkruan ai në letrën drejtuar NATO-s.Thaçi thotë se shndërrimi i FSK nuk është akt i njëanshëm dhe se i tillë do të ishte vetëm nëse siç ka thënë Stoltenberg do të duhej mbështetja e Serbisë.

Article Logic
Execution time: 0.0031728744506836