INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thaçi: Mora mbështetjen e Amerikës për korrigjimin e kufijve

Thaçi: Mora mbështetjen e Amerikës për korrigjimin e kufijve

Publikuar më: 15:29 26-09-2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga Neë York-u ku po zhvillohen punimet për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar se për çështjen e korrigjimit të kufirit me Serbinë ka marrë mbështetjen e Amerikës. Thaçi tha se gjatë takimeve që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë në Neë York i është konfirmuar se SHBA e përkrah edhe përfshirjen e korrigjimit të kufijve në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, në rast se ajo arrihet. Presidenti Hashim Thaçi ka realizuar sot dhe një fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump.

“SHBA konfirmuan qartë dhe zyrtarisht që mbështesin edhe angazhimin që e kemi deklaruar se në rast të arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë -Serbi që nënkupton njohjen reciproke mund të përfshihet edhe ndryshimi i kufirit apo korrigjimi i lehtë i kufijve në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë” tha Thaçi.

Por ndërkohë në një raport konfidencial të hartuar për nevojat e Këshillit Europian për Marrëdhëniet e Jashtme, sipas medias kosovare thuhet se presidenti Thaçi ka nisur ta humbë përkrahjen e vëzhguesve të huaj në Kosovë, ndërsa si kundërshtarë të idesë së tij për ndryshimin e kufijve dhe këmbimin e territoreve përmenden kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Lëvizja Vetëvendosje. Por gjithashtu në këtë raport thuhet se: çdo ndryshim kufijsh të Kosovës nuk ka gjasa të kalojë pa dhunë.

Article Logic
Execution time: 0.00335693359375