INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thaçi: Nuk mund të kthehemi prapa, sepse është një histori tragjike

Thaçi: Nuk mund të kthehemi prapa, sepse është një histori tragjike

Publikuar më: 12:33 01-09-2018

Për dialogun dhe perspektivën e arritjes së marrëveshjes historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidenti Thaçi ka diskutuar me shefat e misioneve të huaja diplomatike në Kosovë.
“Nuk mund të kthehemi prapa, sepse historia e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë është një histori tragjike. Nuk mund të qëndrojmë në vend apo të vendnumërojmë dhe as nuk kemi se çfarë të presim, sepse ngecja dhe pritja në zgjidhjen e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë është pikërisht thirrje për tensione, për destabilizim, për probleme të mëdha, jo vetëm në mes nesh, por edhe në mbarë rajonin. E di që do të jetë shumë vështirë të bëhet marrëveshja. Ka kundërshtarë të saj të rreptë këtu në Kosovë, por edhe në Serbi. E di që i gjithë ky proces bart në vete rreziqe dhe të panjohura të shumta. Por, nuk ka rrezik më të madh për ne si Kosovë sesa të vazhdojmë të qëndrojmë kështu në një gjendje pezull si shtet dhe si shoqëri’’ ka thënë presidenti Thaçi.

Article Logic
Execution time: 0.0034379959106445