INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thaçi: S'ka forcë që na detyron të flasim për ndarjen e Kosovës

Thaçi: S'ka forcë që na detyron të flasim për ndarjen e Kosovës

Publikuar më: 17:27 31-07-2018

Faza finale e dialogut Kosovë – Serbi ka qënë kryefjala e presidentit Hashim Thaçi. Thaçi ka thënë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, madje sipas tij kjo gjë as nuk do të diskutohet dhe askush nuk do të tentojë të realizojë këtë ndarje.
“Si president i vendit siguroj se nuk do të ketë forcë që do të na detyrojë të diskutojmë për ndarjen e Kosovës”
Më tej ai tha se do të punojë që marrëveshja finale të jetë në përputhshmëri me të drejtat kushtetuse dhe ligjore. Ai tha se dialogu do të përmbyllet me njohje reciproke Kosovë –Serbi dhe me mundësinë që Kosova të anëtarësohet në OKB, NATO dhe BE.

“Që të mbyllet me njohje reciproke dhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në të gjitha organiztatat botërore. Zërat e tilla që flasin për ndarje janë shqetësuese . Nuk duhet të vonohemi se bota nuk na pret, por dhe nuk mund të vëmë botën në axhendën tonë. Mos e humbim këtë mundësi historike.Marrëveshje do jetë e vështirë, është një raport jo paqësor, i ngrirë, kemi tone nacionaliste’’.

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275