INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thaçi sqaron pse kërkoi korrigjim të kufijve

Thaçi sqaron pse kërkoi korrigjim të kufijve

Publikuar më: 11:06 08-08-2018

Në një konferencë për mediat Presidenti i Kosovës ka sqaruar arsyen se përse kërkoi korrigjim të kufijve.

“Kosova nuk ka pretendimeve territorial ndaj askujt. Nëse shqiptarët e Luginës së Preshevës shprehin vullnetin e tyre për tiu bashkuar Kosovës, atëherë lind e drejta jonë që ta kërkojmë këtë gjë në bisedimet me Serbinë. Kjo nuk do të thotë që ne kemi pretendime territorial kundër një shteti tjetër”, u shpreh Thaçi

Thaçi shtoi se kërkesa e liderëve të Luginës është institucionalizuar, por do të prezantohet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

“Këtë moment nuk duhet humbur, nëse nuk shfrytëzohet mirë, edhe kështu në këtë gjendje qytetarët e Luginës po vijnë në Kosovë, janë larguar rreth 12 mijë njerëz nga atje. Shqiptarët e Luginës duhet t’i gëzojnë të drejtat e plota sikurse shqiptarët tjerë. Kjo nuk sjell frikë, por mundësi të reja. Pastaj, do të jetë shumë vonë nëse humbet kjo mundësi. 91% e qytetarëve të Kosovës e mbështesin idenë e bashkëngjitjen e vendit me Luginën, prandaj politika duhet vetëm ta respektoj vullnetin e qytetarëve”.

Ndër të tjera Thaçi deklaroi se marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës është tepër e vështirë.

“Dialogu për normalizimin e dialogut me Serbinë është tema më kryesore. Ky është një proces shumë i vështirë, i rëndë, por i domosdoshëm. Vetëm duke arritur këtë marrëveshje ne arrijmë perspektivat tona në BE dhe NATO. Mundësitë për të arritur një marrëveshje me Serbinë janë të vogla dhe gjasat janë minimale, por ne duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për një marrëveshje historike dhe në mënyrë paqësore”, u shpreh Thaçi.

Article Logic
Execution time: 0.0034868717193604