INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thaçi takon nesër Vuçiç: Po pres me padurim të diskutoj/ Vuçiç: Do mbaj fjalimin më të rëndësishëm të jetës sime

Thaçi takon nesër Vuçiç: Po pres me padurim të diskutoj/ Vuçiç: Do mbaj fjalimin më të rëndësishëm të jetës sime

Publikuar më: 12:28 24-08-2018

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të përballen nesër në një panel diskutimi në “European Forum Alpbach”. Në këtë panel do të diskutohet për perspektivat e ardhshme të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Përveç Thaçit dhe Vuçiç do të jetë edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Johannes Hahn, komisioner i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Tëitter. Ai ka shkruar se është duke pritur me padurim. “Pres me padurim të diskutoj perspektivat e zgjerimit të BE në “Rorumalpbach, një nga forumet më të rëndësishme të debatit social, politik dhe ekonomik në Evropë.” Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë sot se gjatë vizitës të serbëve në Kosovë, do të mbajë një fjalim të rëndësishëm, madje një nga më të rëndësishmit në jetën e tij. Vuçiç ka theksuar se motivi i tij është rezultati në të ardhmen dhe jo sa duartrokitje do të marrë në ato momente. Ai ka bërë të ditur se do të vizitojë Kosovën më 8 shtator dhe se atje do të kalojë 24 orë. “Kam shumë sugjerime se çka duhet të vizitojë. Kam thirrje dhe do të doja të vizitoja një milion vende, por kjo nuk është e mundur. Ne i kushtuam vëmendje të veçantë adresës qendrore dhe vendosëm që ta mbajmë atë në Zubin Potok. Ashtu si dy vjet më parë kur fola rreth nevojës për reforma, ishte e rëndësishme dhe rezultatet do të shihen sot. Në një kohë shumë të shkurtër rezultatet do të shihen në ushtri, polici, arsim dhe shëndetësi” tha Vuçiç.

Article Logic
Execution time: 0.0033199787139893