INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thanë çojeni të luajë në kategorinë e dytë në Shqipëri, ja si përgjigjet futbollisti i Inter [FOTO]

Thanë çojeni të luajë në kategorinë e dytë në Shqipëri, ja si përgjigjet futbollisti i Inter [FOTO]

Publikuar më: 20:57 05-02-2018

Ivan Perisic nuk po përjeton një prej momenteve të tij më të mira në eksperiencën me Inter. Kroati, pas tripletës së shënuar në ndeshjen kundër Chievo Verona, më datë 3 dhjetor, duket se është shuar plotësish, dhe bashkë me atë edhe pjesa tjetër e skuadrës, e cila që prej asaj dite nuk ka regjistruar më asnjë fitore.
I ngadaltë dhe i parashikueshëm, futbollisti i përfaqësueses kroate që aktivizohet te Inter ka humbur qartësinë dhe kthjelltësinë, vrapin dhe gjakftohtësinë përpara portës në ndeshjet e fundit me Inter. Perisic po ndjek një program të personalizuar stërvitor, që ndonjëherë e detyron të stërvitet edhe në shtëpi.

Në ndeshjen e fundit kundër Crotone-s, tifozët e Interit shpërthyen në kritika. Njëri prej tyre kërkonte që drejtuesit ta dërgojnë 29-vjeçarin të luajë në kategorinë e parë të Shqipërisë. Koment ky që padiskutim nuk është marrë parasysh nga personat përgjegjës, po që i duket i ka bërë përshtypje futbollistit.

lepiotra.png

 

Kroati nuk dëshiron të dorëzohet dhe karikohet me një frazë të publikuar në llogarinë e tij në Instagram: “Kam luftuar si dreqi dhe lufta si dreqi më ka bërë ky që jam!”.

peris.png

Article Logic
Execution time: 0.0039060115814209