Jeni dakord me atë shprehjen “ku ka zë nuk është pa gjë?”
Disa ditë më parë, një koment i producentit Diplo, në një foto të Era Istrefit ku e pyeste se edhe për sa kohë do të qëndrone në Xhamajka, bëri mjaft bujë duke u komentuar si një ngacmim “live” nga ana e tij.
Megjithatë, Era nuk pati asnjë reagim e nuk u prononcua aspak për lajmet rozë që u shpërndanë me shpejtësi edhe në disa media ndërkombëtare.
E siç themi ne shqiptar, “ku ka zë nuk është pa gjë” sepse vetëm disa orë më parë, në një tjetër postim të Erës, Diplo ka komentuar “One love” (një dashuri). Sigurisht ky është një fragment i shkëputur nga kënga “Live it up” ku edhe ata të dy u njohën, por a nuk iu duket pak e çuditshme që nga i gjithë teksti i këngës, Diplo tërhoqi vetëm këto fjalë?
Fansat e Erës komentojnë vazhdimisht se dyshja është në një lidhje dashurie e megjithatë, s’mund të jemi të sigurtë pa pasur diçka konkrete si përgjigje nga ana e këngëtares shqiptare.
Megjithatë sot këngëtarja shqiptare Dua Lipa ja ka marr producentin Erës. Dua ka publikuar një foto me Diplon duke lënë të kuptohet se diçka të re po sjellin.