Ku ka zë nuk është pa gjë?
Oriola Marashi prej pak kohësh është bërë anëtare e OTR-së dhe jo rrallë herë e kemi parë në shoqërinë e Varrosit ku na kanë treguar marrëdhënien e mirë që kanë mes tyre.
Ata të dy konsiderohen miq të ngushtë, por nuk ia kursejnë komentet dhe deklaratat publike njëri-tjetrit. Madje duke u bazuar tek ato, fansat kanë nisur të hamendësojnë se mes tyre mund të ketë më shumë sesa thjeshtë miqësi. Kështu është aluduar prej kohësh, por si reperi ashtu edhe modelja seksi i kanë mohuar këto zëra. Mirëpo këto të fundit janë ndezur sërish pas një foto të postuar nga Oriola ditën e sotme ku shfaqet në borë dhe shkruan “Miss Puka” e menjëherë komentoi Varrosi.
Reperi i OTR shkroi: “ahahahahah kafsh” ndërsa Oriola ia ktheu më ëmbël duke i thënë “jet”.
Ja kaq u desh që fansat t’ju urojnë atyre jetë të lumtur.