Pasi nxori një këngë të re së fundmi në bashkëpunim me producentin Mark Ronson, Miley Cyrus tashmë i ka kënaqur të gjithë fansat me daljen e saj të fundit publike.
Duhet të themi se Miley kishte kohë pa ekspozuar për fotografët, që nga martesa me partnerin e saj të hershëm Liam Hemsworth.
Miley dukej shumë e freskët, sportive dhe argëtuese në të njëjtën kohë me veshjen e fundit. Ajo ishte duke shkuar në një mbrëmje në Los Angelos me mikeshat e saj.
Me një bluze tip golf në ngjyrë kremi dhe me forma gjeometrike, muskujt e saj të barkut dukeshin më se të mahnitshëm. Miley e kishte shoqëruar veshjen me byzylykë në të dyja duart dhe eci në tapetin e kuq me atlete ngjyrë argjendi në të zezë.
Edhe pse thashethemet diskutonin se Miley ishte shtatzënë dhe ajo vetë madje i ka mohuar disa herë në foton më të fundit barku i saj dukej totalisht po asnjë shenjë në të, prandaj aludimet mund t'i hedhim poshtë njëherë e përgjithmonë.