Ditën e djeshme Andi deklaroi se është në studio vetëm për Tean. "Tea, nëse ti do ta ndash mendjen që nuk je me mua, ma thuaj që tani dhe për Zotin unë çohem dhe dal jashtë, se e gjej veten time vetëm këtu te ti, që mund të shikoj një mundësi, nuk e shikoj në ndonjë vend tjetër", u shpreh ai.
Pas emocioneve që Tea dhe Andi dhanë dje, ku deklaruan se tashmë do të jenë në mision vetëm për njëri-tjetrin, produksioni ka marrë një vendim. Mësohet se tashmë, çifti simpatik do të kenë disa privilegje më shumë dhe do të jenë më të favorizuar. Sipas asaj që deklaroi drejtuesja e programit, Andi dhe Tea do të kenë takime çdo javë si dhe do të mund të komunikojnë në whats app jashtë programit.
Moderatorja:
Do të kenë disa privilegje, ku do dalin çdo javë me njëri tjetrin. Po ashtu do t’u lejohet të kenë komunikim jashtë programit, por përmes whats app. Do kesh mundësinë ta shoqërosh Tean për në shtëpi. Do të zgjasë aq sa ju ta shihni të nevojshme për të marrë një vendim përfundimtar nëse nga ky program do të dilni apo jo si çift.