Mjaftoi një foto e postuar në Instagram dhe pozicioni provokues me këmbë hapur mbi një mashkull shkaktoi shumë thashetheme për ish-banoren e Big Brother, Armela Hyseni.
Më pas ashtu siç u bë publike në media, lindën të tjera dyshime duke spekuluar se mashkulli në fjalë është i dashuri i Armelës, ndërsa së fundmi ka qenë vetë bukuroshja e cila ka reaguar.
Me anë të një foto të postuar në Instastory, Armela ka vendosur t'i ”thyejë” të gjitha dyshimet duke shkruar: “Ndaloni me këto lajme të rreme. Nëqoftëse kam pasur ndonjë të dashur, do e kisha deklaruar pa merak! Më keni bërë gjithë shokët të dashur, uroj të mos filloni me shoqet”, përfundon Armela reagimin e saj./intv.al/