INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thanë se Ledri do tradhtojë Sarën, reagojnë DJ Blunt dhe Real 1! [FOTO]

Thanë se Ledri do tradhtojë Sarën, reagojnë DJ Blunt dhe Real 1! [FOTO]

Publikuar më: 16:01 28-07-2020

Ditën e sotme në mediat online bëri bujë deklarata e reperëve Dj Blunt dhe Real 1 e bërë kundrejt Sara Hoxhës- partneres së Ledri Vulës.

Postimi në Twitter nga një llogari që mban emrin e dy reperëve kishte të shkruar:

“Eh moj Sara Hoxha mas 5 vjete kur ta nxosh tut tradhtu ket laper, ki me lyp qet moment me pas thiken n’dor e mja ngul tejpertej veq ka me kon vone ?“

shap.png

 

Menjëherë ky status u bë lajm online pasi dihet se mes Ledrit dhe dy reperëve marrëdhëniet nuk janë aspak të mira ndaj u mor si një akuzë që iu bë drejtpërdrejtë Vulës.

Mirëpo duket se deklarata më sipër nuk vjen nga Blunt dhe Real 1. Menaxheri i dyshes, tha për Anabel.al se ajo llogari Twitter-i nuk është e këngëtarëve dhe se një koment i tillë drejtuar Sarës nuk është bërë prej tyre.

Duket se janë hapur faqe të tjera online me emrin e dy reperëve të cilat komentojnë negativisht për Ledrin, aq sa ndërhyjnë dhe në marrëdhënien e tij me Sarën.

Nuk dihet si është pritur kjo deklaratë nga Sara mirëpo në rrjetet sociale si Ledri dhe partnerja e tij vazhdojnë rrjedhën e jetës normalisht pa u prekur nga të tilla komente.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031218528747559