Ditën e djeshme u tha se pas ndarjes me Selena Gomez, The Weeknd nuk kishte harxhuar kohën për të kërkuar për një të dashur të re dhe u tha se tashmë është kthyer te ish e dashura, Bella.
Dhe e gjitha kjo mori spunto pasi sipas “US Weekly” ata janë parë gjatë fundjavës duke shkëmbyer puthje në festivalin e muzikës “Coachella”.
Por kujdes! Bella Hadid mesa duket nuk është fare dakord me këto zëra.
Me anë të një komenti në profilin e “E’news” në Instagram modelja 22-vjeçare është shprehur: “Nuk isha unë”.
Rrini të qetë! Bella Hadid nuk është rikthyer në krahët e The Weeknd.