Një raport i ri ka zbuluar se Apple planifikon që të nxjerrë në treg 3 smartphone këtë vit.
Dy prej tyre do të jenë update të familjes së iPhone 7, ndërsa i treti celulari më i shumëpritur i këtij viti. Nuk mund të ishte ndryshe pasi bëhet fjalë për pajisjen që do të festojë 10-vjetorin e daljes në treg të produktit të adhuruar nga miliona përdorues. Besohet se iPhone 8 do të ketë një ekran masiv 5.8 inch me display OLED, si dhe shiritat e sipërm dhe të poshtëm që nuk janë pjesë e ekranit dhe si pasojë të klikueshëm do të jenë më të vegjël për të zbutur madhësinë. Dhe kur bëhet fjalë për produktet Apple, përmasat paguhen. Zërat sugjerojnë se ky iPhone do të jetë gjithashtu edhe më i shtrenjti deri tani. Tani na mbetet vetëm të presim dhe të kuserjmë, sepse është e sigurtë që ky produkt do na i zbrazë tërësisht xhepat.