Për herë të parë mungon ai, më i miri i planetit, Lionel Messi, por është rivali i tij kryesor. Përcaktohen tre finalistët e çmimit “The Best 2018″, që jepet nga FIFA për lojtarin më të mirë në sezonin 2017-2018.
Kandidatët për të triumfuar janë kufizuar tashmë në emrat e Cristiano Ronaldo, Luka Modriç dhe Mohamed Salah. Kemi të bëjmë me kandidatë të njëjtë si për çmimin “UEFA Player of the Year”, të cilën e fitoi Luka Modric.
Të tre lojtarët kanë arritur kolektivisht tituj gjatë gjithë sezonit të kaluar dhe kanë qenë lojtarë të mëdhenj në ekipet e tyre kombëtare në Kupën e Botës, të mbajtur në Rusi, verën e këtij viti.
Ky çmim është vazhdimi i vonë i “Topit të Artë” nga FIFA dhe bazohet në votat e futbollistëve, trajnerëve, gazetarët dhe tifozët nëpërmjet faqes së internetit të FIFA-s. Messi është lënë jashtë, ashtu si Griezmann, pavarësisht se francezi ka fituar Kupën e Botës dhe “Europa League”.