INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"The Conjuring 2" tremb filmat e tjerë nga lista e Box Office [VIDEO]

Publikuar më: 14:09 13-06-2016

Një tjetër film ka kryesuar këtë fundjavë Box Office dhe kësaj here bëhet fjalë për një film horror.

Me një shifër fitimesh prej 40 milionë dollarë, ka qenë "The Conjuring 2" ai që ka lënë pas filmat e tjerë. Në fakt sipas sajtit THR, ky realizim me protagonistë aktorët Patrick Wilson dhe Vera Farmiga, është filmi më i suksesshëm i zhanrit horror që pas serisë së parë të "Conjuring" e vitit 2013-të. Ndërkohë sa i përket renditjes në Box Office, vendin e dytë e ka zënë filmi "Warcraft" me 24.4 milionë dollarë fitime ndërsa vendin e tretë "Now You See Me 2" me plot 23 milionë. Ata që kanë mbyllur top 5-shen më të mirë kanë qenë "Teenage Mutant Ninja Turtles 2" si dhe "X-Men: Apocalypse"!

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271