“The Dreams” me pjesëtarë Flori Mumajesin, i cili u zvendësua nga Ermal Mamaqi në 2004-ën, Erson Shabanin dhe Eriost Ballushin dikur ishte grupi më i preferuar i të rinjve dhe këngë e tyre hite, të asaj kohe mbahen mend ende edhe sot.
Pas ndarjes, secili prej tyre mori drejtimin e tij në jetë dhe nuk mendohej se djemtë do të ribashkoheshin përsëri ndonjë ditë në ndonjë projekt, por Sony dhe Ermali na tregojnë të kundërtën. Ky i fundit e rikthen mikun e tij në vëmëndjen televizive duke e bërë pjesë të emisionit “Xing” që pritet të startojë shumë shpejt. I kontaktuar nga INTv, Ermal Mamaqi na tregon se Sony do të jetë pjesë e emisionit të tij si gazetar dhe njëkohësisht edhe aktor. Dy miq të vjetër që bashkohen përsëri në një prjojekt të tillë, me siguri do të tërheqë vëmëndjen e audiencës.