INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“The Economist”, Shqipëria mes vendeve që nuk di të qeverisë [VIDEO]

“The Economist”, Shqipëria mes vendeve që nuk di të qeverisë [VIDEO]

Publikuar më: 12:42 09-01-2019

Shqipëria është larg së qeni një vend demokratik. Prestigjozja “The Economist” e rendit Shqipërinë ndër vendet me regjim hibrid, që është kategoria e parafundit që mbyllet me vendet që qeverisen nga regjime autoritare. 

Në Indeksin e Demokracisë, nga 167 vende, Shqipëria rendiet në vendin e 67-ta nga revista "The Economist". Treguesi ku vendi ynë merr më pak pikë është ai i “funksionimit të qeverisë” me 4.71 pikë, duke u renditur krah vendeve të tilla si Ukraina, Rusia, Bosnja, Gjeorgjia, Bjellorusia, të cilat marrin pak pikë në indeksin e funksionimit të qeverisë.

Vendet e rajonit në këtë tregues janë vlerësuar më mirë. Sipas renditjes së “The Economist”, qeveri më funksionale në rajon ka Serbia, Maqedonia dhe Mali i ZI, me nga 5.36 pikë secila.

I përkthyer ndryshe, ky tregues nënkupton që vendimet e marra në mënyrë demokratike nuk zbatohen por rezultojnë thjeshtë guaskë boshe e të mbetura në letër.
Më mirë Shqipëria renditet në treguesin e “lirive civile”, me 7.65 pikë, e ndjekur nga “procesi elektoral dhe pluralizmi” me 7 pikë, “pjesëmarrja politike” me 5.56 pikë dhe “kultura politike” me 5 pikë.
Ndërkohë, në kategorinë e demokracive hibride bëjnë pjesë 39 shtete, ku Shqipëria renditet e 13-ta.
Vendi më demokratik në botë është Norvegjia, i ndjekur nga Islanda, Suedia, Danimarka, Irlanda, Finlanda, Zvicra, Holanda, Luksemburgu dhe sigurisht Gjermania.

Article Logic
Execution time: 0.0038599967956543