Atëherë kur mendojmë se dimë çdo gjë në lidhje me Kardashians, mësojmë diçka të re. Si për shembull, tre nga zonjat Kardashians kanë kryer marrëdhenie seksuale me të njëjtin djalë. Nëse jeni kurioz se kush është ai, sipas The Game, është ai dora vetë. Mirëpo reperi nuk thotë se me kë nga motrat, por ne sigurisht që na shkon mendja te Kim, Kourtney dhe Khloe. Në këngën e tij më të re më bashkëpunim me Dj Khaled të titulluar “Sauce”, The Game këndon “I used to fuck bitches that Usher Raymond passed on / Then I fucked three Kardashians / Hold that thought”.
Nuk jemi të sigurtë nëse The Game po thotë të vërtetën, apo është diçka figurative, mirëpo ai e ka pranuar më parë se ka qenë në një lidhje me Kim Kardashian, e ka mohuar në për Khloe, ndërsa nuk ka komentuar për Kourtney. Epo nuk do të ishte hera e parë që motrat Kardashian do ndërronin burrat...
Sido që të jetë, në qoftë se thua që ke kryer marrëdhënie seksuale me femrat e familjes më të famshme në botë, me siguri e dini që do të ketë një përgjigje. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim!