INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
The Guardian: Frika dhe grindjet çojnë shqiptarët drejt Britanisë së Madhe

The Guardian: Frika dhe grindjet çojnë shqiptarët drejt Britanisë së Madhe

Publikuar më: 12:20 05-06-2016

Një formë jo shumë moderne e kontrabandës po funksionon përgjatë bregut jug-lindor të Anglisë dhe po hedh dyshime mbi sigurinë e Britanisë, ekonomisë së saj dhe ndoshta edhe qëndrimin në BE. Veçanërisht janë shqiptarët ata emigrantë që tentojnë të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë ilegale. Shqiptarët tashmë përbëjnë një nga grupet më të mëdha të emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe dhe duket se politikanët dhe forcat policore janë kapur në befasi.

Vendi i ish-bllokut komunist, me popullsi rreth 6 milion banorë dikur shihej si një vend moçalor në lindje të Europës. Por sipas shifrave të Observer nga Barnardo, numri i fëmijëve shqiptarë që janë ndihmuar nga trafikantët zë vendin e dytë pas atyre të Vietnamit. Çdo muaj ndodhin kontrabanda që përfshijnë burra, gra dhe fëmijë nga Shqipëria. Fundjavën e kaluar, 18 shqiptarë u shpëtuan në brigjet e Dymchurch në Kent, ku anija e tyre filloi të fundosej. Dy javë më parë, 17 emigrantë shqiptarë u kapën në Chichester në West Sussex, pasi kishin kaluar me një anije. Gazeta britanike “The Guardian” që shpesh herë i ka kushtuar rëndësi këtij fenomeni, këtë herë ka bërë edhe një analizë të trafikimit të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.

Agjencia Kombëtare e Krimit beson se qindra kriminelë në Britani janë të përfshirë në këtë tregti të paligjshme, ku emigrantët paguajnë shifra të mëdha që i kalojnë edhe 6000 paund. Një zyrtari i kontrollit të kufirit, Marty Underhill ka thënë për “The Guardian” se “Britania po kalon drejt një krize të re emigrantësh, dhe është shumë vonë për të reaguar”. Dy nga pretendimet që kanë shqiptarët të cilët kërkojnë azil në Angli janë, gjakmarrja ose hiqen sikur janë nga Kosova, për të përfituar nga lufta. “The Guardian” tregon gjithashtu edhe rrëfimin e një të riu 18 vjeçar, Agonit i cili është trafikuar nga Spanja në Britani. Ai është larguar nga Shqipëria se ishte i frikësuar për jetën ngaqe babai i tij kishte probleme me mafian në Shqipëri. Agoni thotë se duhet të paguani 6000 paund për të kaluar në Britani, dhe nëse nuk e bën, duhet të punosh për ta.

Sipas shifrave zyrtare, Mbretëria e Bashkuar është shtëpia e rreth 20.000 shqiptarëve, ku shumica kanë hyrë kohët e fundit duke pretenduar se janë kosovarë që janë larguar nga lufta. Britania e Madhe është destinacioni i fundit për të rinjtë shqiptarë që vijnë nga një vend ku 70% e popullsisë është myslimane dhe kodi mesjetar i kanunit ka ndikim në zonat rurale, shkruan “The Guardian”. Sipas tyre, rritja e madhe e numrit të emigranteve është në përiudhën kur ata u lejuan të udhëtojnë në të gjithë zonën Shengen pa viza, në vitin 2010.

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383