INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
The Guardian: Një fundjavë e këndshme nëpër qytetet europiane që kurrë nuk i’u kishte shkuar mendja, mes tyre Prishtina e Tirana [FOTO]

The Guardian: Një fundjavë e këndshme nëpër qytetet europiane që kurrë nuk i’u kishte shkuar mendja, mes tyre Prishtina e Tirana [FOTO]

Publikuar më: 17:29 04-09-2016

The Guardian ka shkruar një artikull për disa nga qytetet evropiane ku mund të kalosh një fundjavë perfekte. Ndoshta nuk mund të dëshmojnë plotësisht kulturën e kontinentit plak, dhe kjo ndoshta i bën tërheqëse për tu vizituar. Në këtë artikull shpjegohet se çfarë mund të bëni në këto qytete të specifikuara, si mund të arrini e udhëtoni dhe mënyrën si mund ta shijoni qëndrimin tënd aty. Pjesë e këtyre qyteteve janë edhe Prishtina e Tirana

Prishtina, Kosovë

Prishtina është një qytet i ri i cili akoma është duke gjetur rrugën e tij. Statuja e Bill Clinton është cilësuar si më atraktivja por muzeu etnografik është padyshim një vend i vlefshëm për t’u vizituar, për një shije të kulturës kosovare. Prishtina bën makiaton më të mirë në Europë dhe kuzhina është e influencuar nga Shqipëria. Por me një influencë të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian, gjenden gjithashtu edhe bare zvicerane, klube nate dhe restaurante.Si ushqim tradicional provoni Liburnia në një shtëpi turke të vjetër. Për akomodim duhet të provoni “Hostel Han” me një staf shumë të dashur dhe shërnim të shkëlqyer.

Tirana, Albania

A është Tirana zbavitëse, shumëngjyrëshe dhe e zhurmshme? Për një qytet që ka kaluar 50 vite në komunizëm as që mund të mendohen këto, por ja që edhe mundet, Tirana i ka këto. Influencat otomane, italiane, islamike, staliniste dhe kapitaliste janë bashkuar të gjitha së bashku. Qyteti është i pozicionuar poshtë malit të Dajtit, një vend perfekt për hiking. Ish- Blloku është tani zemra e jetës së natës, një zonë më parë e rezervuar për zyrtarët e lartë të partisë, tashmë një vend i stërmbushur me bare dhe restorante luksoze. Duket që ka ngelur pak nostalgji nga komunizmi. Kafeja është e shkëlqyer dhe mos humbisni rrugicat speciale, të populluara me byrektore e fast food-e. Janë të paktë ata që duan të humbasin ushqimin tradicional, paçe me kokë deleje. Një kafe e shkëlqyer është E7E, dhe për tu akomoduar, provoni  “Tirana Backpackers”, 10 euro krevati për të fjetur.

Kotor, Montenegro

Ndryshe nga vendi fqinj, Kroacia, ajo është më e influencuar nga kultura ruse. Aty ofrohen të gjitha shërbimet për të kaluar një fundjavë të këndshme.

Plovdiv, Bulgaria

Një gotë verë vendase në një nga lokalet buzë rrugës afër amfiteatrit. Ushqimi aty është i shkëlqyer.

Pula, Croatia

Ky është akoma një gur i pazbuluar nga bota. vazhdon akoma të jetë e influencuar nga kultura romake për shkak të historisë së saj. Por gjithsesi s’mund të lini pa shijuar kënaqësinë e festivaleve që organizohen në tavernat nëpër rrethina.

Palanga, Lithuania

6 milje bregdet ranor ,i cili është një miksim i mrekullueshëm i festave pranë plazhit, i shtëpive të pushimit prej druri mes pemëve.

Ohrid, Macedonia

Fshati shtrihet përgjatë lumit me të njejtin emër, me më shumë se 200 specie të ralla. përgjatë dimrit. Aty shtegëtojnë pelikan dalmatian dhe lloje të ndryshme shqiponjash.Ka shume pika atraskioni si kisha dhe hotele te mbivendosura në shtëpitë e vjetra vendase.

Alesund, Norway

Qyteti ofron një arkitekturë mjaft të bukur pasi është rinovuar pas shkatërrimit në 1904. mund të akomodoheni në hotele me çmim të arsyeshëm.

Chania, Crete

Është e pazbuluar dhe e nënvlerëzuar, veçanërisht në dimër, ku ka vetëm banorë të zonës dhe studentë. Ka port të mrekullueshëm të ndërtuar nga venedikasit të cilët e blenë qytetin në shekullin e 13-të për 100 monedha argjendi. Ata kanë ndikuar shumë në arkitekturë, kulturë dhe kuzhinë. Ushqimi është i shkëlqyer dhe ka shumë tavern e restorante për ta provuar.

Olbia, Sardinia

 Ajo çfarë vizitorët nuk duhet të humbasin këtu, është një qendër historike me një atmosferë të këndshme dhe disa kafene e restorante.

Article Logic
Execution time: 0.0038759708404541