INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
The Guardian, sjellë përmes tre fotografive jetën në bregdetin e Shqipërisë

The Guardian, sjellë përmes tre fotografive jetën në bregdetin e Shqipërisë

Publikuar më: 16:41 27-09-2017

Prestigjozia “The Guardian” reklamon sërish pushimet në Shqipëri. Kësaj here në rubrikën e saj javore të udhëtimeve të njerëzve ka përzgjedhur të sjell një treshe të imazheve të qytetit bregdetar shqiptar të Durrësit. Fotot janë publikuar së pari në Instagramin e fotografit slloven Jure Maticic. Ai ka përzgjedhur një përshkrim për secilën foto të shkrepur në bregdetin e Durrësit.

"Unë jam një fotograf nga Ljubljana, Slloveni, dhe kohët e fundit vizitova Durrësin, qytetin e dytë më të madh të Shqipërisë. Përgjatë bregdetit, fëmijët po luajnë në një statujë që përkujton rezistencën shqiptare ndaj pushtimit nga forcat italiane të Musolinit më 7 prill 1939"-shkruan Maticic.

Statuja e bregut

E_para_durres.jpg

Rreth 35 km në perëndim të Tiranës, Durrësi është një port dhe ndër qytetet më të mëdha në Adriatik. Është gjithashtu një vendpushim popullor bregdetar. Për dekada me radhë, nën regjimin komunist të Enver Hoxhës, ishte vetëm destinacioni i vetëm i pushimeve në dispozicion të shqiptarëve.

Thjeshtësi në breg

e_dyta_durres.jpgQyteti i Durrësit pas rënies së komunizmit u bë destinacioni kryesor për emigrim masiv në Itali. Gjatë dy dekadave të fundit, Durrësi ka ndryshuar pamjen.

Loja e rigjenerimit

e_treta_durres.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0030901432037354