INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“The Guardian”, Tirana miqësore me fëmijët [FOTO]

“The Guardian”, Tirana miqësore me fëmijët [FOTO]

Publikuar më: 13:49 28-02-2018

Tirana ka tërhequr vëmendjen e britanikes The Guardian, e cila i ka kushtuar një shkrim të posaçëm asaj ç’ka kryeqyteti i ofron fëmijëve. Gazetarja, Laura Laker, shkruan se në të gjithë qytetin janë ndërtuar 31 kënde të reja lojërash, që dikur kanë qenë hapësira të zëna. Gjithashtu vëmendje ka marrë dhe sheshi “Skënderbej”, që sipas autores, Tirana po ndërton një mur me pemë që po rrethon qytetin për më shumë oksigjen.


Pjesë nga shkrimi i “The Guardian”
Realiteti i sotëm për fëmijët që jetojnë në zonat urbane është se kalojnë shumë kohë brenda katër mureve të shtëpisë, duke luajtur me smartfonë. Por, disa qytete po e luftojnë këtë trend negativ me mënyra inovative, që i mbajnë fëmijët të shëndetshëm, socialë dhe jashtë dyerve të shtëpisë.
Tirana: Besojini shumicës së heshtur!
“Mos e nënvlerësoni fuqinë e fëmijëve”, thotë kryetari në moshë të re i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Një studim në këtë qytet tregoi se prindërit e fëmijëve shpenzonin më shumë para për të mirëmbajtur makinat se sa për fëmijët e tyre. Pikërisht, këtë statistikë, Veliaj e përdori si bazë morale për të rishikuar prioritetet. Në një qytet me fonde të kufizuara, bizneset kanë sponsorizuar transformimin e kopshteve dhe çerdheve, duke i kthyer nga disa dhoma që u ngjanin qelive të burgut, në hapësira të bukura. 10 të tjerë janë në ndërtim e sipër përmes partneritetit publik-privat.
Në sheshin “Skënderbej” u ndalua jo pak herë qarkullimi i makinave dhe duket se kjo i bindi banorët e Tiranës që ta pranojnë këtë hapësirë, si një zonë krejtësisht pedonale. Çdo 3 muaj, zona pedonale shtohej me nga një rrugë të re, deri sa qendra e qytetit u kthye në një hapësirë plotësisht pa makina. Treguesit e PM10 për ajrin tregojnë se ndotja është ulur tashmë me 15%. Ndryshimi nuk është gjithmonë i lehtë në një qytet ku makina është një simbol i fortë dhe status për çdo individ.
Në vitin e parë, kryebashkiaku i Tiranës mori thuajse 40 mijë metër katrorë nga ndërtimet informale, duke krijuar kështu hapësira për 31 kënde të reja lojërash. Një unazë pyjore që po krijohet me pemët që fëmijët i mbjellin për ditëlindje, po shtohet dita-ditës në Tiranë.
“Në një kohë kur shtete të tëra flasin për mure, ne po ndërtojmë mure pemësh, për të oksigjenuar qytetin” thotë Veliaj. Rreth 60% e pemëve ka ardhur si donacion i qytetarëve dhe bizneseve, këta të fundit mbjellin dy pemë për çdo makinë që kanë në pronësi. Ndërkohë, një tjetër unazë rreth qytetit për ecje, çiklizëm dhe transportin publik, është në ndërtim e sipër.

gurdianok.jpg

shkrimi_veliajok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439