INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
The Guardian:  Votimi për ndryshimin e emrit të Maqedonisë moment kyç për Ballkanin

The Guardian: Votimi për ndryshimin e emrit të Maqedonisë moment kyç për Ballkanin

Publikuar më: 12:11 15-10-2018

Në një votim me pasoja për stabilitetin e njërit nga rajonet më të pritura për konflikte në Evropë, deputetët në Maqedoni duhet të vendosin të hënën nëse do të pranojnë ndryshimin e emrit të shtetit ballkanik. Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, është vënë në betejën për sigurim të mbështetjes së nevojshme, ndërkaq nuk është e ditur se si do të votojnë deputetët.

“Do të jetë vendimtare për të”, deklaroi Branko Geroski, komentues i shquar politik, duke folur nga kryeqyteti i ish-Republikës Jugosllave. “Ose do të ketë shumicë prej dy të tretave, të nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, ose do të caktojë zgjedhje të parakohshme”.
Investimi nuk mund të jetë më i madh. Nëse deputetët e shtetit strategjik bien dakord me riemërimin në Republika e Maqedonisë Veriore, afrohen drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Që të dy organizatat konsiderohen si vitale për vendin ku në vitin 2001 u parandalua një konflikt i madh mes sllovenëve maqedonas dhe pakicës shqiptare.
Zaev e investoi të ardhmen e vet në marrëveshjen për ndryshimin e emrit të arritur me Athinën në fillim të këtij viti. Pasi Republika shpalli pavarësi para 27 vitesh, Greqia pohon se emri i vendit fqinj fsheh ambicie territoriale ndaj provincës së saj, Maqedonisë.

zoran_zaev.jpg

Lideri i socialdemokratëve po përballet me kundërshtim të madh nga fronti i fuqishëm nacionalist dhe ka nevojë për 80 vota në Parlamentin me 120 anëtarë, por koalicioni i tij dypartiak ka mbështetjen e vetëm 72 deputetëve. Parlamentarët sot do të pyeten nëse janë dakord me propozimin për ndryshim të Kushtetutës së republikës që del nga marrëveshja për emrin.

“Madje edhe nëse tani ka numër të mjaftueshëm të deputetëve të cilët do ta bëjnë atë, nuk ka garanci se do të votojnë për mbështetje të amandamenteve që do të pasojnë”, tha Geroski. “Ai do të jetë proces i komplikuar dhe shumë i rrezikshëm”.
Zaev tha se do të shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse nuk e ratifikon marrëveshjen pasi shumica e votuesve kanë bojkotuar referendumin për këtë çështje dy javë më parë. Edhe pse mbi 90 për qind e atyre të cilët votuan me entuziazëm e miratuan marrëveshjen, dalja e dobët e prishi aftësinë e Zaevit për të fituar mbështetje për marrëveshjen.
Rezultati i referendumit në Maqedoni është një tjetër fitore për Rusinë
Perspektivat e vendit të vogël për t’u shtyrë në një trazirë politike u rritën duke marrë parasysh atë se politikanë e krahut të djathtë të opozitës nuk besojnë në mundësinë që Zaev të sigurojnë mbështetjen e nevojshme të deputetëve. – Nuk do të ketë dy të tretat e shumicës, të mos shpresojnë në atë”, tha javën e kaluar deputeti i VMRO-DPMNE-së Trajko Veljanovski.

referndumi.jpgVotimi në Shkup ndiqet nervozizëm në Athinë, ku kryeministri grek Aleksis Cipras, gjithashtu, u përball me protesta për shkak të marrëveshjes, veçanërisht nga partneri i tij më ri i kabinetit, partia nacionaliste “Grekët e pavarur”. Greqia, gjithashtu, duhet të ratifikojë marrëveshjen nëse miratohet nga Kuvendi i fqinjit të saj.
Para shpjegimit të deputetëve, Zaev tha se votimi paraqet mundësi historike që ish-vendi komunist të pranohet nga Perëndimi. Ndërhyrja ruse në rajon në mënyrë dramatike u rit dhe Moska akuzohet për organizimin e fushatës të orkestruar mirë për dezinformim nëpërmjet medieve sociale para referendumit.
“Kjo mundësi nuk do të përsëritet”, tha Zaev, duke ju bërë thirrje deputetëve të opozitës që të votojnë me përgjegjësi.

Cipras dhe Zaev u përshëndetën nga Komisioneri i Punëve të Jashtme i BE-së gjatë fundjavës për guximin që treguan për t’i dhënë fund kontestit dhe për marrëveshjen e arritur për emrin.
“Kjo është mundësia e vetme për pajtim në Evropën Juglindore… mundësi e cila ndoshta nuk do të vijë përsëri, në të ardhmen e afërt”, tha Federika Mogerini.

Article Logic
Execution time: 0.0029528141021729