Ato kanë ndërtuar një perandori në ekranin ne vogël, por duket se Holliwoodi ka një tjetër thirje për The Kardashians.
Flitet se Kriss Jenner-it i është ofruar një shumë parash me shumë zero nga pas në mënyrë që reality show i tyre “Keepin Up With The kardashians” të kthehet në një film. Duke marrë paraysh faktin se nga ky film mund të fitojnë 100 milionë paund, motrat Kim, Khloe dhe Kourtney si dhe vëllezërit dhe motrat më të rinj Kendall dhe Kylie Jenner e shohin këtë si mundësi të mirë për të realizuar këtë film të plotë në New York dhe Los Angeles.
Këtë lajm e ka bërtë të ditur vetë autori i dinastisë Kardashian, Ian Halperin i cili ka thënë për The Sun se një ekzekutiv i lartë i studiove në Holliwood i kishte treguar se studioja e tij e madhe ka për qëllim që të bëjë një ofertë të majme për familjen Kardashian në mënyrë që të realizojnë një film me metrazh të gjatë. Më parë, seriali televiziv “Sex And The City” mblodhi plot 500 milionë dollar me filimin e parë, por Halperin mendon se projekti me Kardashian mund ta dyfishojë këtë shifër.