INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
The New York Times: Si duhet të veprojë Europa pas ngjarjes së Brukselit

The New York Times: Si duhet të veprojë Europa pas ngjarjes së Brukselit

Publikuar më: 13:57 25-03-2016

Në një shkrim të zgjeruar, The New York Times, ka folur në mënyrë kronologjike se si ndodhi ngjarja terroriste në Bruksel dhe ka dhënë disa argumneta të qarta në lidhje me mënyrën se si duhet të sillen dhe veprojnë vendet Europiane pas kësaj ngjarjeje të rëndë.

Pjesë nga shkrimi:

Natyra e shtrirjes së plotë të lidhjes ndërmjet sulmeve terroriste në Bruksel të martën dhe arrestimit të premten e kaluar të Salah Abdeslam, i dyshuar si organizatori i logjistikës së atentateve të Parisit në nëntor, është ende e panjohur. Didier Reynders, zv.kryeministri i Belgjikës, tha se Z. Abdeslam ishte duke planifikuar që të “përsëriste diçka” në Bruksel.
Ajo që dihet është se Z. Abdeslam ka qenë subjekt i një gjuetie njerëzore që prej nëntorit, dhe ishte fshehur në lagjen Molenbeek të Brukselit, ku ai u rrit dhe iu shmang lehtësisht autoriteteve në një qytet ku policia dhe agjencitë e inteligjencës janë të fragmentuara, të frakturuara nga dallimet gjuhësore dhe që kanë dëshpërimisht nevojë për t’u ndrequr.
Pas një nevojë të natyrshme për ta përmirësuar policinë në Belgjikë. Bashkimi Evropian duhet të rrisë shpejt sigurinë bnëpër aeroporte, stacione treni, dhe në metrotë urbane dhe në sistemet hekurudhore ndërqytetase. Të martën, Ministri i Brendshëm Francez, Bernard Cazeneuve, lajmëroi se Franca kishte urdhëruar 1.600 forca policore që të ruanin pikat kufitare të kalimit dhe stacionet e transporteve. Gjermania gjithashtu bëri të ditur se do te merrte masa shtrënguese në kufirin e saj me Belgjikën.
Belgjika dhe Franca i kanë shtuar përpjekjet kundër terrorizmit. Por shpesh, këto përpjekje cungohen nga rivalitetet ndëragjenturore për arsye ligjore, praktike apo territoriale. Anëtarët e BE-së nuk e kanë përmbushur ende direktivën e Axhendës Evropiane të Sigurisë, të miratuar nga Komisioni Evropian në prillin e kaluar, e cila synon specifikisht ta përmirësojë bashkëpunimin kundër terrorizmit ndërmjet shteteve evropiane dhe për t’i dënuar konsideruar vepra penale veprimtaritë si udhëtimi jashtë vendit për qëllime terroriste.
Por edhe masat më të forta nuk do të funksiononin për sa kohë vëmendja nuk përqendrohet te shkaqet që i bëjnë kaq shumë të rinj, qytetarë evropianë, bij emigrantësh, të rrezikuar nga joshja e Shtetit Islamik, që ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet e Parisit dhe të Brukselit. Profili që ka dalë nga terroristët e përfshirë në atentatet e fundit është ai i djemve të rinj, të lindur në Evropë, që janë rritur në varfëri, në lagje me shumicë myslimane dhe që kanë qenë të angazhuar në krime të rëndomta dhe shëprndarje droge përpara se t’i hynin terrorizmit.
Në këto lagje, policia shihet zakonisht si një kërcënim, çka i shtyn terrroistët si Z. Abdeslam që të bëhen vetëm më të fortë. Dhe profili homogjen etnik i policisë dhe mësymjet e dhunshme nëpër shtëpitë dhe bizneset e myslimanëve, sikurse ka ndodhur në Francë dhe në Belgjikë që prej nëntorit, i ka izoluar edhe më shumë këto komunitete.
Por këto komunitete kanë gjithashtu çelësin për t’i penguar terroristët. Abdelhamid Abaaoud, truri i atentateve të Parisit, u gjet në një apartament të marrë me qira në periferi të Parisit, pasi kushërira e një shokut të tij e takoi dhe lajmëroi policinë franceze. Ashtu sikurse është mësuar se Z. Abdeslam, sipas gazetës franceze Le Monde, thërriti një shok që ta ndihmonte që të fshihej dhe më pas ai shok lajmëroi policinë.
Gruaja e re që spiunoi Z. Abaaoud ka thënë se ka humbur shtëpinë dhe punën e saj si pasojë e veprimit të saj dhe ka marrë një mbështetje të dobët nga autoritetet franceze. Programet kombëtare evropiane, atje ku ekzistojnë, bëjnë pak për t’i mbrojtur dëshmitarët dhe familjet e tyre, të cilat e shkurajojnë bashkëpunimin me agjencitë e zbatimit të ligjit.
Ndërkohë që Evropa duhet të marrë masa urgjente për t’i mbrojtur qytetarët e saj, çelësi për ta frenuar terrorizmin është që të krijohet besimi ndaj shumicës së qyetetarëve myslimanë të Evropës, të cilët janë, sikurse ka thënë sekretarja e Brendshme e Britanisë, Theresa May, “po aq të shqetësuar sa çdokush tjetër” nga kërcënimi terrorist.

Article Logic
Execution time: 0.0027728080749512