INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“The New York Times” sugjeron ushqime shqiptare

“The New York Times” sugjeron ushqime shqiptare

Publikuar më: 14:21 23-01-2016

Ushqime Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithçka shqiptare, nga grosha e famshme, buka e përgatitur vetë e deri tek byreku me spinaq. Këto janë edhe pjatat e preferuara në restorantin “Pravue” në Queens në SHBA, në pronësi të një shqiptari, Sead Duraku, që nga banorët njihet me emrin Sal.

Prestigjozja amerikane “The New York Times” i ka dedikuar shqiptarit një artikull të veçantë, pikërisht për groshën që përgatitet sipas traditës shqiptare.

“Në derën e restorantit, Seadi ka vendosur një shqiponjë të zezë dy krenare, me krahët shtrirë në një fushë të kuqe. Një skemë që lidhet me luftën e fisnikëve shqiptarë në Mesjetë, që luftonin për liri nga perandoria otomane”, theksohet në artikull.

Gazetari përpiqet në shkrim të shpjegojë mënyrën sesi gatuhet grosha sipas shqiptarëve, një supë e trashë me fasule, që zihet për orë të tëra e që shërbehet në pjata, me mish apo pa mish, sipas preferencave dhe sigurisht me bukë.

Byreku, që sërviret i prerë në formë të ndryshme por sipas traditës shqiptare, është gjithashtu një nga ushqimet e preferuara, mes të cilave byrek me mish, me spinaq dhe qumësht.

Nuk mungojnë ëmbëlsirat shqiptare, mes tyre tollumbat.  “The New York Times” rekomandon lexuesit, që të provojnë së paku një herë groshën e famshme shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326