INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
The Notorious B.I.G bëhet statujë bronzi në New York [FOTO]

The Notorious B.I.G bëhet statujë bronzi në New York [FOTO]

Publikuar më: 14:28 13-06-2016

New York nderon legjendën e saj!

Muzeu i Hip Hop Hall of Fame po mbledh para për të realizuar një statujë të reperit legjendar Biggie Smalls në rrugët e Bruklin. Muzeu në fjalë po përpiqet të mbledhë 3 mijë dollarë që të ndërtojnë një statujë bronzi në rrugët ku Biggie jetoi dhe u kthye në një ikonë të vërtetë. Artisti amerikan, i ndarë nga jeta në vitin 1997, ishte zëri më përfaqësues i bregut lindor në luftën e njohur mes east coast dhe west coast. Ai humbi dhe jetën në këtë luftë të dhunshme që nisi si një betejë hip hop mes tij dhe Tupac Shakur dhe në fund i kushtoi jetën të dyve. Statuja është realizuar pjesërisht dhe muzeu kërkon ta përfundojë për ta vendosur në lagjen e vjetër të Biggie, për të tërhequr turistët dhe t’i japin kështu një dorë ekonomisë lokale.

Article Logic
Execution time: 0.0033519268035889