INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
The Telegraph/ Historia e Vëllezërve Granit dhe Taulant që sot janë kundërshtarë.  Babai Ragip Xhaka: Një bir për Shqipërinë, një bir për Zvicrën [FOTO]

The Telegraph/ Historia e Vëllezërve Granit dhe Taulant që sot janë kundërshtarë. Babai Ragip Xhaka: Një bir për Shqipërinë, një bir për Zvicrën [FOTO]

Publikuar më: 11:43 11-06-2016

Një mbrëmjë në vitin 1986 Ragip Xhaka ishte në shtëpi më familjen e tij, kur ai dëgjoi një trokitje në derë. Xhakajt kanë jetuar në Prishtinë, Kosovë  në një kohë kur tensionet etnike midis serbëve dhe shqiptarëve në Jugosllavinë pas Titos, ishin bërë gjithnjë e më helmuese. Ragipi ishte 23 vjeç, një student i inxhinierisë bujqësore që herë pas here kishte marrë pjesë në demonstratat kundër regjimit komunist. Kjo, në fund të fundit ishte ajo që kishte çuar te një vizitë e policisë, natën vonë.

Ragipi kishte kaluar tre vjet e gjysmë në burg. Ai ndau një qeli me katër burra të tjerë. Konktakti i tij i vetëm me botën e jashtme ishte gruaja e tij Eli, e cila ishte lejuar ta vizitonte çdo dy javë dhe një përfaqësues nga Amnesty International. Më pas, në vitin 1990 Ragipi u thirr në zyrë. “Jeni i lirë”, iu tha atij. Megjithatë Ragipi kuptoi shpejt se jashtë i ofrohej më pak liri sesa brenda. Ekonomia ishte e varfër, punët ishin të pakta. Kështu ai me ndihmën e “Amnesty” hipi në një autobus me Elin dhe u larguan.

Pasi kaluan Kroacinë, Slloveninë  dhe Italinë Veriore për dy ditë , ata arritën ën Bazel të Zvicrës. Ragipi tregon se kurrë nuk do ta harrojë se si u ndje kur u largua me autobus. “Ne nuk ishim më të frikësuar”, thotë ai.  “Ne u ndjemë të lirë. Ne po ndjenim se ka një të ardhme”.

Në një vend të çuditshëm dhe të huaj, Xhakajt punuan për të bërë një jetë të re për veten e tyre. Ragipi gjeti punë si kopshtar dhe në fillim të vitit 1991 Eli lindi nja djalë të quajtur Taulant. Tetëmbëdhjetë muaj më vonë erdhi një tjetër, Graniti.

Ragipi dhe Eli ngulitën tek fëmijët e tyre edhe një vlerësim të rrënjëve të tyre Kosovare-shqiptare dhe një respekt të thellë për vendin që iu kishte dhënë atyre strehim.

Të shtunën pasdite në Lens , vëllezërit Granit dhe Taulant do të vendosen në anët e kundërta të fushës, Graniti për Zvicrën dhe Taulanti për Shqipërinë.

Është pjesë e një historie më të madhe , është një histori intriguese dhe interesante; për kufinjtë, identitetin dhe çfarë me të vërtetë do të thotë t’i përkasësh një vendi. “Menjëherë pasi u vendos, kemi patur një ndjenjë të pazakontë në lidhje më këtë gjë”, rrëfen Graniti. “Të dy ishim pak nervozë por tani jemi të dy të relaksuar” .

Anomalia e vërtetë është se ndryshe nga Jerome dhe Kevin-Prince Boateng, gjysmë-vëllezërit  që kanë luajtur në anët e kundërta: për Gjermaninë dhe Ganën në dy Kupat e fundit të Botës, Taulanti dhe Graniti janë të ngjashëm në shumë mënyra. “Ne jemi jo vetëm vëllezër, por miqtë më të mirë”, shton Graniti.

Kujt i ngjajnë si lojtarë? Ka pak dyshime për përfundmin se Graniti është futbollisti më i kompletuar që i kushtoi Arsenalit 30 milionë paundë nga “Borussia Monchengladbach”.

Një mesfushor i ashpër, ai u pozicionua shpejt në anën zvicerane në moshën 18 vjeç, duke bërë debutimin e tij në “Wembely” kundër Anglisë. Ai shfaqi aftësi drejtuese  natyrore, duke marrë vetëm 6 kartona të kuq në tre sezonet në Gladbach. /Newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.0038681030273438