Ndërkohë që Selena Gomez ndodhej në New York këtë javë për punë, i dashuri i saj The Weeknd, është fotografuar duke darkuar në Hollywood-in perëndimor me një femër që ngjan pothuajse si Selena Gomez. A duhet të shqetësohet këngëtarja 24 vjeçare për këtë?
Merrni frymë thellë dhe qetësohuni sepse, ajo nuk duhet të shqetësohet fare. Është e vërtetë që i dashuri i saj 26 vjeçar është fotografuar me “kopjen” e Selenas, por ajo është bashkëshortja e menaxherit të tij. Ata po darkonin në restorantin “Cecconi” me një grup shokësh, kështu që nuk ka asgjë shqetësuese këtu.
Për më tepër, Selena e njeh femrën me të cilën u shoqërua The Weeknd, pasi këngëtarja e njohur ishte në spital kur Rima Fakih lindi muajin e kaluar dhe ndau një kolazh me foto në Instagram.