INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
The Weeknd dhe Selena Gomez zyrtarizojnë lidhjen me një tjetër dalje publike [FOTO]

The Weeknd dhe Selena Gomez zyrtarizojnë lidhjen me një tjetër dalje publike [FOTO]

Publikuar më: 20:20 26-01-2017

Selena Gomez dhe The Weeknd sigurohen që mos të dalin në të njëjtat foto gjatë takimeve të tyre! Që kur ata u fotografuan duke u puthur, i kanë shmangur fotot së bashku, por kjo nuk do të thotë që ata nuk kanë dalë bashkë. Çifti në fjalë janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit me 26 janar te “Dave  & Busters” në Los Angeles, por të fotografuar jo. Këngëtarja 24 vjeçare është shfaqur në “storyt” në Instagram të fotografit dhe shokut të saj Elie, ndërsa Abel Tesfaye, i njohur si The Weeknd, është shfaqur në fotografinë e Elie në Instagram, pikërisht në një kolazh me foto nga mbrëmja.

 

Gjithashtu reperi i njohur French Montana ka postuar një foto me këngëtarin 26 vjeçar dhe Jaden Smith. Pra kjo do të thotë që Selena ka qenë në të njejtën mbrëmje me ish-in e Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner. Ajo ka një histori të çuditshme me Kylie, e cila është shoqe e ngushtë me ish-in e The Weeknd, Bella Hadid.

 Sa e vogël është bota!

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211